Milani gjen zëvendësuesin e Kjaerit

Futboll

Milani gjen zëvendësuesin e Kjaerit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Simeone Kjaer

Më pak se një muaj para rihapjes së tregut të transferimeve, FC Barcelona po fillon të bëjë një lëvizje dhe po aq urgjente sa përforcimi i sulmit është lehtësimi i skuadrës.

Disa futbollistë nuk hyjnë në planet e ardhshme të klubit ‘blaugrana’ dhe afati kalimtar dimëror është një mundësi e re për t’u gjetur rrugëdalje. Ky është rasti i Samuel Umtitit.

Francezi ende nuk ka debutuar këtë sezon dhe në Serie A është rihapur dera e Milanit. Opsioni që francezi t’i bashkohej ekipit ‘kuqezi’ ishte në tavolinë gjatë verës, por kontaktet mes Barçës nuk shkuan në drejtimin e duhur.

Opsioni i Umtiti rikthehet në plan të parë pasi qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua një artroskopie të ligamentit të gjurit këtë të premte, një dëmtim që do ta mbajë atë larg fushës për disa muaj.

Trajneri i ‘kuqezinjve’, Stefano Pioli, ka kërkuar një përforcim për boshtin qendror të mbrojtjes së tij dhe mbrojtësi i ‘Blaugranas’ është një nga opsionet e konsideruara nga drejtuesit sportiv të skuadrës italiane.

Ish-sekretari teknik i Barçës, Ramon Planes, ka udhëtuar gjatë verës drejt Milanos me listën e futbollistëve që i ka ofruar në formë transferimi drejtorit sportiv të Milanit, Paolo Maldinit, megjithatë nuk kishte diçka konkrete.

Maldini ishte i interesuar për disa lojtarë, përfshirë Umtitin, por përfundoi duke përjashtuar çdo inkorporim për shkak të pagave të larta të të gjithë këtyre lojtarëve. Milani tani mund të bëjë një përpjekje për të lehtësuar mungesën e Kjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat