Sezoni kur Barcelona kishte përfunduar para Realit

Futboll

Sezoni kur Barcelona kishte përfunduar para Realit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Sezoni kur Barcelona kishte përfunduar para Realit

Humbja e Barcelonës nga Real Betisi 0:1 dhe fitorja e Real Madridit në Anoeta ndaj Sociedadit 0:2 i vendos “Los Blancos” 16 pikë para katalonasve në renditjen tabelare, edhe pse blaugrana ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një distancë kjo që duket e paarritshme në këtë pikë të sezonit, por historia tregon se Barcelona ka arritur të shkrijë një epërsi edhe më të lartë të pikëve të Real Madridit.

Në sezonin 2003/04, Barcelona ishte edhe më larg nga Real Madridi: 18 pikë në javën e 18 në La Liga. “Los Blancos” ishin liderë të vetmuar me 42 pikë, teksa Barcelona zinte vendin e 12-të me 24 pikë të tubuara.

Përpara ai kishte rivalë më të vegjël si Malaga, Valladolid apo Racing de Santander.

Ai vit kishte ngjashmëri me këtë të tashmin, pasi ishte sezoni i parë i Laportas si president i Barcelonës dhe klubi po kalonte nëpër një periudhë me turbullime. Ishte gjithashtu viti i parë i Rijkaard si trajner.

Prej javës së 18-të, Barcelona pati 17 ndeshje pa humbje, duke pasur nëntë fitore radhazi. Kjo bëri që Barcelona të ngjitet në vendet që dërgojnë në Champions Leaguë qysh në javën e 23-të.

Fitoret ndaj rivalëve direkt si Sevilla, Atletico Madrid, Valencia, Deportivo la Coruna e po ashtu edhe fitorja në “Bernabeu”, bënë që të ndryshonte gjithçka.

Në fund, Barcelona përfundoi para Real Madridit për dy pikë, 72, përkatësisht 70. Por, kampion i Spanjës atë sezon u shpall Valencia që mori gjithsej 77 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat