Gjermanët e lartësojnë, Kosova nuk e do pasurinë që ka!

Futboll

Gjermanët e lartësojnë, Kosova nuk e do pasurinë që ka!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Leart Paçarada

Po ta morën inati, vaj halli. Kjo është mendësia tek disa në shtetin e Kosovës. Po nuk iu shkove për fytyre e për qejfi disa “ekspertëve”, të fusin në listë të zezë! 

Më inati nuk ndërtohet e ardhmja, por me vlera që kemi, fatmirësisht kemi shumë në diasporën tonë, që gjithmonë ka qenë dhe është krah i fortë i Kosovës!

Një shqiptar nga Kosova me St. Paulin nga Hamburgu është kampion vjeshtor në Bundesliga II!

Image

Media gjermane

Ai quhet Leart Paçarada, mbrojtës i shquar dhe që vazhdimisht vlerësohet lartë, jo nga gjithkush por nga ekspertët me të njohur gjermanë. Aq me tepër për të shkruajnë fjalë të mëdha edhe mediat me miliona kopje tirazh në Gjermani, siç është edhe “Bild”. 

Ky djalë është nga Podujeva, flet shqip, djali i legjendës së futbollit, Shukri Paçarada, ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës.

Ai nuk është pjesë e Kombëtares së Kosovës, për shkak se nuk iu dha merita e duhur nga ish selektori i Bernarnd Challandes. 

Challendes u largua, Paçarada nuk u ftua nga trajneri i përkohshëm, slloveni Primozh Gliha. 
Asgjë nuk ka të keqe sikur Paçarada të ishte në pankinën e St. Paulit. Por është çmenduri të mos ftohet Paçarada që vazhdimisht është titullar dhe prej më të vlerësuarve, me nota të larta, disa herë edhe vendimtarë.

Është mëkat të lihet anash një djalosh superior, që sot është kampion vjeshtor në Gjermani, në një ligë shumë të fortë, dihet më kush është futbolli gjerman, është superfuqi botërore.

Kësi gabime nuk guxojnë t’i ndodhin Kombëtares së Kosovës, njerëzve që janë të thirrur për këtë punë, ndryshe presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bordin e FFK-së, duhet t’i shkarkojë menjëherë ata që kanë mendësi të inatit.

Nuk guxojmë të mbajmë inate në futbollistët e merituar. Ata që mbajnë inate, le ti marrin valixhet e të shkojnë në shtëpi. Kombëtarja nuk është pronë e askujt, është e të gjithëve, e atyre që e meritojnë, jo e njerëzve që mbajnë inati.  Hiq më larg, para pak jave mediumi gjerman shkroi me krenari për Paçaradën.

“Leart Paçarada është mbrojtësi më i fortë në kampionat me 75 për qind dueleve të fituara. Zander është në vendin e 7-të me 72 për qind”, ka shkruar mes të tjera para pak ditëve media gjermane “Millernton”.  Nga ana tjetër, “Bild” shprehte shqetësime për një lëndim të Paçaradës, që i ndodhi ditë më parë, fatmirësisht nuk ishte serioz.  

Kosova nuk ka djem me vlera për të humbur, këta djem duhet t’i kemi afër vetes. Nuk ndërtohet Kombëtarja me inate as me servil dhe as me frikacak në vendime. Mund ndonjëherë të gabosh në  thirrje të lojtarëve. por jo t’ia huqesh në seri. Nëse dikujt nuk i pëlqen mbiemri Paçarada, djali nuk ka faj as pak. Nëse nuk i doni Paçaradët, vlerat mos i mohoni!

Nëse dikujt nuk i pëlqen Shukriu, është e drejt e tij, por Shukriu është emër i madh i futbollit, që nga koha si portier i gjeneratës së artë të Prishtinës, më pas trajner në Gjermani.

Mos i lini anash të merituarit, nuk kemi miliona futbollistë, por kemi pak shumë pak. Mos i humbeni edhe ata që i kemi, ndryshe dikush duhet të shkarkohet brenda Kombëtares.  

Për Kombëtare luftohet, për Kombëtare duhet të vdesim. Në luftë nuk shkohet pa ushtar të mirë, se pëson debakël! Edhe futbolli është kështu!

Krejt në fund, merre me mend, Paçarada lojtari më i vlerësuar në Gjermani, jo nga unë si autor, por nga mediat e njohura gjermane, Kosova nuk e fton këtë pasuri. Çmenduria nuk ka kufij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat