Tifozët e Chelseat të ‘çmendur’ pas sulmuesit shqiptar

Futboll

Tifozët e Chelseat të ‘çmendur’ pas sulmuesit shqiptar

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:47
Tifozët e Chelseat të ‘çmendur’ pas sulmuesit shqiptar: “Ktheni Brojën në shtëpi”

Armando Broja është padyshim një yll i së ardhmes. Paraqitjet e tij e kanë kthyer në lojtarin më të mirë të momentit te skuadra e Southampton.

3 ndeshje si titullarë dhe 3 gola, shumë sulmues të tjetë të njohur tashmë do ta kishin zili 20-vjeçarin, që luan për Shqipërinë.

Broja është një lojtar në pronësi të Chelsea-it dhe i huazuar te Southamptoni, ku po arrin të tregojë të gjithë potencialin e tij prej një sulmuesi të vertetë.

Ai është shndërruar në idhull në “Saint Mary Stadium”, ndërsa fansat e bluve të Londrës janë të zhgënjyer që një si Romelu Lukaku, që ka kushtuar më shumë se 115 milionë euro, nuk po shfaqet aq klinik sa sulmuesi kuqezi, të cilin drejtuesit e Chelsea-t e huazuan që t’i jepnin mundësinë për të fituar përvojë në elitën e futbollit anglez.

Pas humbjes së Chelseas 2-3 kundër West Ham, tifozët e bluve të Londrës kërkojnë rikthimin e Brojës, që në merkaton e janarit, duke “ironizuar” me situatën e dy sulmuesve më me emër, siç janë Romelo Lukaku dhe Timo Werner.

Ja disa nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale:

“BROJA duhet të merret në janar dhe Lukaku të ulet në stol”

“E lamë Brojën të huazohej, mbajtëm Werner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”

“Unë do të merrja Brojën para Lukakut në çdo ditë të javës.”

 “Armando Broja pa papërvojë, të cilin e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut, ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon, në më pak minuta.”

“Bin Lukaku, ktheni Brojën në shtëpi.”

“Anuloni huazimet e Brojës dhe Gallagher dhe kthejini sa më shpejt! Broja ka të njëjtin numër golash ​​si Lukaku.”

“Broja > Lukaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat