Ku do luajë ndaj kampionëve të Teutës?

Futboll

Ku do luajë ndaj kampionëve të Teutës?

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:34
Ku do luajë ndaj kampionëve të Teutës?

Abissnet Superiore rikthehet në mesjavë, me javën e 12-të që do të zhvillohet në tri ditë, duke nisur të martën për të mbyllur të enjten me duelin Kukësi-Laçi.

Të martën zbresin në fushë Tirana dhe Dinamo, që presin në shtëpi Kastriotin dhe Teutën. Bardheblutë e Orges Shehit do të përballen me rivalët nga Kruja në “Air Albania”, stadium ku do luhet edhe Kukësi-Laçi dy ditë më vonë.

Në kushte të tillë, drejtuesit e Dinamos kanë zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena” për të sfiduar kampionët në fuqi, vendim që konfirmohet nga postimi i “Bluve” në faqen zyrtare.

“Java 12- të Dinamo – KF Teuta! E Martë, 7 Dhjetor, Ora 16:45, Stadiumi “Elbasan Arena””, lexohet në komunikatën zyrtare të Dinamos, që do të tentojë të lërë pas krahëve humbjen e thellë 5-0 në Laç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat