​Tifozët e Chelseat kërkojnë Brojën në vend të Lukakut

Futboll

​Tifozët e Chelseat kërkojnë Brojën në vend të Lukakut

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:58
Armando Broja

Paraqitjet e mira të Armando Brojës në radhët e Southamptonit kanë bërë që sulmuesi shqiptar të fitojë gjithnjë e më shumë dashurinë e tifozëve të Chelseat.

Broja së fundit shënoi një tjetër gol për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Brightonit, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 15-të të Premier Ligës.

20 vjeçari shënoi golin e tretë për Southamptonin që prej huazimit të tij dhe reprezentuesi shqiptar tashmë është bërë i preferuari i tifozëve aq sa kërkojnë që ai të kthehet urgjentisht në skuadër për të marr vendin e Romelu Lukakut, transmeton KosovaPress.

Broja, për të cilin tashmë ka pasur krahasime me Costa-n, mund të jetë ylli i radhës i Chelsea-t dhe kjo do të varet nga mënyra se si do ta menaxhojë rritjen e tij trajneri Thomas Tuchel.

“Broja duhet të kthehet në janar në vendin e Lukakut”, ka shkruar tifozi ProphetChijioke në Tëitter.

"E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Ëernerin dhe paguam 100 milionë për Lukakun...", ka thënë @CFC_Matt__, një tjetër tifozë i “Bluve” të Londrës.

“Unë do të merrja Brojën në vend të Lukakut çdo ditë të javës”, ka shkruar BulgarianCF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat