Lenjani e Demhasaj asistojnë, Grasshoppers bindshëm 

Futboll

Lenjani e Demhasaj asistojnë, Grasshoppers bindshëm 

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:12
Lenjani e Demhasaj asistojnë, Grasshoppers bindshëm 

Grasshoppers me lehtësi importon tre pikë, duke e deklasuar me rezultat 4:0 St. Gallenin.

Amir Abrashi u aktivizua nga minuta e parë duke u zëvendësuar në minutën e 78-të, ndërsa Ermir Lenjani u paraqit nga minuta e 46-të e Shkëlqim Demhasaj nga e 83-ta, duke kontribuar në fitoren e thellë të Grasshoppersit.

Golat u shënuan nga Sene (32', 43' e 58'), Kawabe (83').

Në minutën e 58-të Lenjani asiston në golin e tretë dhe Demhasaj asiston në golin e fundit (83’).

Betim Fazliji luajti tërë takimin për St. Gallenin por patën një ditë të keqe.

Në minutën e 18-të, Stillhart i St. Gallenit u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me një lojtar me pak. 

Grasshoppersi është në vend të pestë me 21 pikë,  ndërsa St. Gallen i teti me 15 sosh pas 16 jave në elitën e futbollit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat