Salah: Dua ta fitoj Topin e Artë

Futboll

Salah: Dua ta fitoj Topin e Artë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:56
Mohamed Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka pranuar se dëshiron të fitojë Topin e Artë.

Egjiptiani ka 37 gola dhe asistime të kombinuar këtë sezon, por ende nuk ka fituar asnjë çmim individual.

Pavarësisht që është i lumtur me arritjet me Liverpool, Salah ka pranuar se është i interesuar të fitojë edhe çmime individuale.

“Në fund të ditës janë mendimet e njerëzve, por në mendjen time, jam lojtari më i mirë në botë, kjo është çfarë i them vetës sime”.

“Nuk mund të them se nuk dua ta fitojë Topin e Artë ose çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, sepse dua ta fitojë njëren”.

“Por, nëse nuk fitojë asnjërën nuk është problem. Çdo gjë që dua, zakonisht e marr. E di që do ta fitojë ndonjërën më vonë, nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në renditjen për Topin e Artë për vitin 2021, Salah u rendit në pozitën e shtatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat