Gara për vendin e parë në Grupin D, Interi mysafir i Real Madridit

Futboll

Gara për vendin e parë në Grupin D, Interi mysafir i Real Madridit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:33
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes gjigandit spanjoll Real Madrid dhe kampionit italian Inter, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, të dy skuadrat regjistruan fitore, ku Reali mposhti me rezultat 3:0 skuadrën e Sheriff Tiraspol, kurse Interi shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Shakhtar Donetsk.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin D, të dy skuadrat i ndanë një vend dhe dy pikë në tabelë, ku Reali zë vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë se Interi në vendin e dytë.

Të dy skuadrat veçse kanë siguruar kualifikimin tutje për në fazën e eliminatoreve, por ende nuk e kanë mbyllur garën për vendin e parë në grup, dhe do të synojnë me çdo kusht fitoren sot që të renditen në pozitën e parë në Grupin D.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë për të dy trajnerët, ku te Reali mungojnë Bale, Benzema dhe Ceballos, kurse tek Interi nuk do të paraqiten Correa, Darmian, Eriksen, Ranocchia dhe Satriano.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Vinicius, Jovic, Asensio

Inter (3-5-2): Handanovic; D'Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Sensi, Vidal, Perisic; Dzeko, Martinez

Grupi D

21:00 Real Madrid – Inter (Stadiumi Santiago Bernabeu).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat