Mohon kontaktet me Juven për Julian Alvarez!

Futboll

Mohon kontaktet me Juven për Julian Alvarez!

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:47
Mohon kontaktet me Juven për Julian Alvarez!

Julian Alvarez është talenti që ka bërë për vete të gjitha klubet e mëdha të Europës.

Paraqitjet fantastike që po bën me River Plate kanë bërë që klubet big të nisin tentativat për ta afruar që në merkaton e janarit.

Juventusi është një nga klubet që interesohet për Alvarez por drejtuesit e River-it të cilët kërkojnë të rinovojnë kontratën me futbollistin,kanë mohuar çdo kontakt me klubin bardhezi.

“Mund të konfirmoj që nuk kemi patur kontakte me Juventusin dhe nuk më rezulton të ketë ardhur asnjë ofertë në drejtimin tonë për Alvarez nga klubi bardhezi”, ka deklaruar presidenti i Los Millinarios Rodolfo D’Onofrio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat