Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Milan - Liverpool

Futboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Milan - Liverpool

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Milan – Liverpool

Në Milano dhe jo vetëm, po e presin me padurim supersfidën e Champions League midis Milanit dhe Liverpoolit. Diçka e tillë është vënë re edhe në interesimin e tifozëve për këtë takim.

Do të jenë plot 57 mijë tifozë në San Siro për këtë sfidë që do të mbështesin Milanin, në mundësinë e fundit për të dalë nga grupet këtë Champions League. Lajmin e konfirmon vetë klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre zyrtare.

Në të thuhet se biletat janë shitur pothuajse të gjitha, ndërkohë që 3000 bileta të tjera do të shkojnë për sektorin mik, me tifozët e Liverpool.

Duke marrë parasysh se kapaciteti i lejuar për tifozët në Itali është 75%, San Siro do të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin legjitim. Kështu, ekipi i Piolit do të ketë nga pas edhe “lojtarin e 13-të” për të arritur objektivin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat