Solskjaer u përgjigjet tifozëve

Futboll

Solskjaer u përgjigjet tifozëve

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:28
Solskjaer u përgjigjet tifozëve

Ole Gunnar Solskjaer ka ndarë rrugët me Manchester Unitedin, por nuk është larguar ende nga Anglia, teksa u pa në Cheshire dhe u ndal nga nj grup përkrahës i “Djajve të Kuq” të mërkurën.

Përkundër që Manchester Unitedi pati performancë jo të mirë nën drejtimin e Solskjaer, tifozët zbuluan një baner për t’ia shprehur atij falëndërimin për çdo gjë që ka bërë për klubin.

“U përpoqa të bëj më të mirën. Faleminderit djema”, u tha Solskjaer tifozëve.

Siç raportohet në mediat angleze, trajneri norvegjez ka vazhduar të qëndroj në Angli së bashku me vajzën e tij që luan në akademinë e Manchester Unitedit.

Të dy pastaj do të shkojnë në Norvegji për Krishtlindje, atje ku i pret gruaja dhe dy djemtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat