Gazidis: Nuk do ta harroj kurrë

Futboll

Gazidis: Nuk do ta harroj kurrë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:31
Gazidis: Nuk do ta harroj kurrë

Me rastin e festës së Sant’Ambrogio, Ivan Gazidis ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Milanit. “Ne jemi të parët për momentin dhe po rritemi, – shpjegoi CEO i kuqezinjve. – Jemi në fillim të rrugëtimit, jo në fund. Ka unitet të madh në krye të klubit, nga presidenti Scaroni te Maldini, Massara dhe unë, gjithmonë mbështesim Piolin. Lojtarët e shohin këtë unitet dhe e kuptojnë vizionin. Gjithçka është e mundur kur ka unitet dhe punë”.

Më pas disa konsiderata për rëndësinë e Stefano Piolit dhe rrugën për t’u rikthyer si protagonist në Serie A dhe Evropë: “Ai ka cilësinë për të luajtur atë lloj futbolli që doja unë. Çdo lojtar ka një rol shumë të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve tona. Menjëherë pashë mundësinë për ta rikthyer Milanin në krye, kjo është ëndrra ime. Në fund të jetës sime do të doja të thoja se kisha një pjesë të vogël në këtë vizion të madh. Unë e dua Milanin dhe Milanon, një qytet modern, gjithëpërfshirës, që shikon përpara me guxim”.

Përpara me guxim edhe në frontin e stadiumit: “Milano ka një histori të jashtëzakonshme, por është një qytet që shikon përpara. Unë i kuptoj dyshimet, sepse ‘San Siro’ është një vend i veçantë, por duhet të kesh guxim. Çdo ligë në botë që ka qenë e suksesshme duke ndërtuar stadiume të reja, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirëse për tifozët.

Ndërtimi i stadiumeve të reja është hap themelor nëse duam të jemi në krye të futbollit përsëri. “Kur mbërrita në Milano kishte dyshime që i kuptoja, por me kalimin e kohës besoj se tifozët mund të shohin vizionin që kemi për këtë klub. Është e mundur, me vlerat e klubit, që ta ndërmarrim këtë rrugë. Guximi është i nevojshëm, por Milani e ka pasur gjithmonë.

Më ka munguar shumë Milano, është një qytet me zemër të fortë. E ndjeva këtë përkatësi gjatë periudhës së bllokimit, ndjeva forcën e qytetit, bujarinë e njerëzvem – vazhdoi CEO i kuqezinjve. – Në atë periudhë i perceptova të gjitha këto cilësi dhe u ndjeva pjesë e këtij qyteti. Kthimi në ‘San Siro’ ishte një moment vërtet unik, i veçantë, jo vetëm në karrierën time profesionale, por edhe në jetën time. Nuk do ta harroj kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat