Donnarumma: Kam gjetur një ambient të bukur, nuk e prisja

Futboll

Donnarumma: Kam gjetur një ambient të bukur, nuk e prisja

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Donnarumma: Kam gjetur një ambient të bukur, nuk e prisja

Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG, foli përsëri në “Canale 21”, gjatë transmetimit të “Peppy Night Fest”. Franca, PSG, Italia dhe malli duket qartë në deklaratat e tij. “Insigne? Unë flas gjithmonë me Lorenco, është një mik i madh dhe mezi pres të shkoj në kombëtare për të qenë me të”, – filloi Donnarumma.

Më pas, duke kaluar tek aktualiteti i tij në klubin parizien, shtoi: “Është fantastike, qyteti i mrekullueshëm dhe ekipi shumë i fortë. Messi është një djalë shumë i mirë, e takova këtë vit. Ai është një fenomen. Këtu janë të gjithë djem të mirë.

Në mbrëmje organizojmë darka dhe qëndrojmë bashkë. Kam gjetur një ambient të bukur, nuk e prisja”.

Pastaj, një përjetim në raport me vendin nga i ka rrënjët: “Marrëdhënia ime me Napolin? Me tokën time kam një marrëdhënie të pabesueshme.

Kur kam mundësi kthehem gjithmonë në Napoli, te familja ime. Mezi pres të kthehem për Krishtlindje.

Të largohesh nuk do të thotë të humbasësh origjinën. Nuk është e lehtë të shkosh jashtë pas kaq vitesh në Itali. Më mungon, më mungon familja, por po përshtatem dhe po gjej shumë miq italianë këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat