Liverpool interesohet për yllin e Borussia Monchengladbach

Futboll

Liverpool interesohet për yllin e Borussia Monchengladbach

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Denis Zakaria.

Liverpool është duke vëzhguar situatën e yllit të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Zvicerani ka impresionuar në Bundesliga, me “Fussball Transfers” që zbulon se Arsenal gjithashtu është në pozitë të ofertë në garë për shërbimet e mesfushorit.

“Topçinjtë” duan të kompletojë transferimin e Zakaria, pasi Thomas Partey nuk ka gjetur formën më të mirë, derisa Granit Xhaka dhe Mohamed Elneny kanë pësuar lëndime të shpeshta.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se Liverpool ka pyetur për mesfushorin, derisa interesim kanë edhe dy gjigantët e tjerë evropianë, si Juventus dhe Barcelona.

“Denis Zakaria ka pasur oferta të shumta javët e fundit, që i skadon kontrata në vitin 2022. Ai së fundmi ka ndryshuar agjent, Bayern i është bashkuar garës dhe Liverpool gjithashtu ka pyetur për informata. Juventus dhe Barcelona kanë interesim”, shkroi ai.

Ndërkohë, është raportuar se Zakaria ‘ëndërron’ të luajë në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat