Depay, i hapur ndaj ofertave të reja

Futboll

Depay, i hapur ndaj ofertave të reja

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Depay, i hapur ndaj ofertave të reja

Sulmuesi holandez mund të largohet nga Barcelona vetëm pas gjashtë muajsh të kaluar në Camp Nou.

Memphis Depay është i hapur për t’i dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Sulmuesi holandez mund të largohet nga Barcelona pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar në Camp Nou.

Përfaqësuesi holandez kishte përfunduar tek “Blaugrana” si lojtar i lirë me insistim të trajnerit Ronald Koeman.

Por, pas largimit të trajnerit holandez, Depay nuk po ndihet më i rëndësishëm.

Prandaj, ish-sulmuesi i Lyonit mund ta ndjek rrugën e trajnerit për t’u larguar nga Katalunia.

Për momentin nuk përmendet ndonjë ekip që ka shprehur interesim për sulmuesin e rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat