Allegri: Moduli 4-2-3-1? Jemi më të rregullt

Futboll

Allegri: Moduli 4-2-3-1? Jemi më të rregullt

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Allegri: Moduli 4-2-3-1? Jemi më të rregullt

Massimiliano Allegri doli para mediave dhe foli për ndeshjen e nesërme kundër Malmo në Champions League. Tekniku italian theksoi se Juventusi duhet të fitojë, ndërkohë që ai foli edhe për modulin, rëndësishme e fitoreve, kushtet atmosferike dhe shanset për titullin kampion.

“Formacioni? Perin luan në portë, Rugani dhe Alex Sandro rikthehen. Do të luajë edhe Rabiot, kurse për Kean do të vendos më pas, për shkak të goditjes që mori në kampionat. Të tjerët janë mirë, edhe De Sciglio është rikthyer. Do bëjmë rotacion, por duhet të fitojmë dhe ta mbyllim grupin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kulusevski do të jetë gati nga e hëna e ardhshme. Dybala nuk ka nevojë të pushojë, është mirë dhe do të luajë. Ka nevojë të luajë, pasi ka qenë për shumë kohë jashtë. Sa i takon Bonuccit, ai po paraqitet mirë si i gjithë ekipi. Nesër mund të luajë”.

“Moduli 4-2-3-1? Jemi më të rregullt, ndahemi më mirë në fushë. Nuk do të thotë se do të luajmë kështu gjithmonë, varet edhe nga gatishmëria e lojtarëve. Nesër është e vështirë, kam vetëm Bernardeschin anësor”.

“Rëndësia e fitoreve? Është shumë e rëndësishme, sepse kur fiton ndihesh më mirë, stërvitesh më i qetë, ndihesh më i qetë. Këtë punë e bëjmë për të fituar ndeshjet dhe ajo të jep kënaqësinë më të madhe, paqen mendore për vazhdimin e punës”.

“Skuadrat impresionuese? Liverpool, Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid. Këto janë katër skuadrat favorite, plus PSG. Këto janë mbi nivelin e skuadrave të tjera”.

“Moti? Do bjerë borë, nuk është se do na hedhin bomba… Duhet të luajmë, të argëtohemi dhe të fitojmë. Do duhet të jetë një mbrëmje e mirë, me një fitore të mirë”.

“Ç’na mungon për titullin? T’i bëjmë hapat një e nga një. Në kampionat jemi mbrapa, katër të parat kanë pasur ecuri mbresëlënëse. Duhet të bëjmë fitore të tjera që të na japin vetëbesim. Nuk mund të mendojmë shumë larg, jemi prapa dhe duhet thjesht të përpiqemi të fitojmë, duke shpresuar që të tjerët të gabojnë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat