Në dyshim prania e tij në ndeshjen me Lazion

Futboll

Në dyshim prania e tij në ndeshjen me Lazion

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:14
Në dyshim prania e tij në ndeshjen me Lazion

Trajneri i Galatasaray-t, Fatih Terim, është shtruar në spital për një problem gastrointestinal. Prania e tij nën stolin e ekipit nga Stambolli ndeshjen e fundit në grup me Lazion, në Romë, është në dyshim serioz.

Galatasaray-t, që kryeson me 11 pikë, i mjafton barazimi për të ruajtur primatin e grupit dhe rrjedhimisht kualifikimin direkt mes 16 më të mirëve të kompeticionit.  

“Trajneri ynë, Fatih Terim, u shtrua në spital dje, pasdite, për shkak të një problemi me sistemin e tij gastrointestinal që ka shfaqur gjatë tri ditëve të fundit.

Ai u është nënshtruar analizave të ndryshme dhe ka drejtuar ekipin, sot, me një leje të posaçme dyorëshe nga mjekët”, shkruhet në njoftimin e klubit të Galatasaray-t. – Prania e tij në sfidën europiane, e planifikuar për të enjten në mbrëmje, në stadiumin Olimpik të Romës, mbetet në dyshim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat