Levante vazhdon me Liscin

Futboll

Levante vazhdon me Liscin

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:56
Levante vazhdon me Liscin

Levante ka vendosur të vazhdojë të paktën deri në fund të sezonit me Alessio Liscin në stol.

Trajneri 36-vjeçar u emërua fillimisht për të drejtuar ekipin pas shkarkimit të Javier Pereiras dhe e udhëhoqi skuadrën në një ndeshje të Copa del Rey. 

Për disa arsye, klubi ka vendosur të mos kërkojë zgjidhje të tjera dhe të vazhdojë kështu me italianin në krye të ekipit duke i besuar një mision të vështirë, mbijetesën në La Liga.

Lisci u bashkua me Levanten në vitin 2011, me të cilët filloi karrierën e tij si trajner, duke drejtuar Juvenil A, Levanten B dhe tani ekipin e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat