Në krye të Kroacisë deri në vitin 2024

Futboll

Në krye të Kroacisë deri në vitin 2024

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:24
Në krye të Kroacisë deri në vitin 2024

Federata e Futbollit të Kroacisë ka njoftuar këtë të mërkurë se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës me trajnerin Zlatko Daliq.

55-vjeçari do të jetë në këtë detyrë së paku deri në Kampionatin Europian 2024, duke marrë besimin e drejtuesve të federatës.

Daliq ka marrë drejtimin e Kroacisë në vitin  2017, duke e udhëhequr skuadrën deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018, ku u mund nga Franca, ndërsa arriti që të siguronte pjesëmarrjen direkte në Botërorin “Katar 2022”, duke u renditur në vendin e parë në grup.

Paraqitjet e Kroacisë në vitet e fundit kanë qenë të kënaqshme, duke i dhënë garanci drejtuesve të Federatës Kroate për të vijuar projektin e nisur me 55-vjeçarin.

Në të shkuarën Dalic ka pasur një përvojë dhe në Shqipëri, teksa në sezonin 2008-2009 drejtoi ekipin e Dinamos. Trajneri i kombëtares ballkanase ka drejtuar disa skuadra në kampionatin kroat, ndërsa ka trajnuar dhe në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat