Ndeshje interesante në Champions League

Futboll

Ndeshje interesante në Champions League

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:05
Ndeshje interesante në Champions League

Sonte me fillim nga ora 18:55 fillojnë ethet e UEFA Champions League, përballje shumë interesante na presin, ku do të mësohen zyrtarisht skuadrat që do të kualifikohen për në fazën eleminuese.

Në grupin E pozita e liderit ka përfunduar, por dy ndeshjet sonte në mes të Bayern Münich – Barcelona dhe Benfica – Dynamo Kyiv pritet të jenë të zjarrta.

Grupi F sonte do të sjellë përballjen direkte për kualifikim, në Bergamo do të zhvillohet një super ndeshje në mes të Atalanta dhe Villareal. Man United si lider i grupit do të jetë nikoqir i skuadrës së Young Boys.

Grupi H është një nga grupet më interesante viteve të fundit në ligën e kampionëve, asnjë nga katër ekipet nuk e ka të sigurtë kualifikimin.

Chelsea dhe Juventus e kanë mbyllur qështjen e dy skuadrave që kualifikohen tutje nga grupi G, gjithashtu Zenit që është kualifikuar në Uefa Europa League.

Këto ndeshje do të jenë të fundit për vitin 2021 në garën më të madhe për klubet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat