Destinacioni i ri i Marcelos

Futboll

Destinacioni i ri i Marcelos

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:50
Destinacioni i ri i Marcelos

Rrugëtimi i Marcelos tek Real Madrid ka ardhur në fund. Braziliani do të kthehet në vendin e tij në fund të këtij edicioni sipas gazetës Ole. Fluminense do të jetë destinacioni i anësorit, pikërisht skuadra nga e cila u transferua 16 vite më parë, për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Edhe pse ka pasur disa oferta për tu angazhuar në Evropë, zgjedhja e Marcelos është të rikthehet në Brazil, duke synuar që të nisë të marrë më shumë minuta e të pretendojë që të bëhet pjesë e skuadrës përfaqësuese për Kupën e Botës Katar 2022.

Marcelo ka humbur shumë terren në vitet e fundit, teksa tashmë nuk mund të konsiderohet më as alternativë e dytë. Edicionin e shkuar ai luajti vetëm 19 ndeshje, në total 1339 minuta, ndërsa në sezonin aktual ka luajtur vetëm 140 minuta në 5 ndeshje.

Pavarësisht ecurisë në vitet e fundit, Marcelo ka qenë një nga shtyllat e skuadrës galaktike për më shumë se një dekadë, ku arriti që të fitonre gjithçka me Realin e Madridit.

Në përllogaritjen e përgjithshme të 15 sezoneve të tij në Madrid, Marcelo i ka luajtur 533 ndeshje, duke shënuar 38 gola e duke shërbyer 101 asistime. Pa diskutim numra të jashtëzakonshëm, për një lojtar që i ka dhënë gjithçka Realit të Madridit, por çdo fillim e ka dhe një fund, dhe fundi për Marcelon tek “Los Blancos” do të jetë pikërisht verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat