Amir Rrahmanin për Napolin: Nesër është ndeshje e rëndësishme për ne

Futboll

Amir Rrahmanin për Napolin: Nesër është ndeshje e rëndësishme për ne

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:03
Amir Rrahmanin për Napolin: Nesër është ndeshje e rëndësishme për ne

Ylli i Napolit, Amir Rrahmani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës kundër Leicester Cityt.

Napoli duhet të arkëtoi pikët e plota që të siguroi kualifikimin për fazën tjetër.

Ai ka folur në konferencë për shtyp, ku e vlerësoi si ndeshje shumë të rëndësishme.

“Nesër është ndeshje e rëndësishme për ne dhe ata. Në këto ndeshje delikate mund të shohësh lojtarët e vërtetë”.

“Ne japim gjithçka në fushë, hymë me koncentrimin dhe synimin që të japim më të mirën. Nesër është ndeshje e veçantë sepse 90 minutat do vendosin fatin e dy skuadrave. Duhet të jemi gati dhe të japim të gjitha”.

“Me Spallettin ka ndryshuar tani sepse luajë më shumë (qesh). Në një skuadër të fortë si Napoli duhet të jenë gjithmonë dy lojtarë për çdo pozitë dhe katër për qendër. Trajneri gjithmonë ka shumë kërkesa që ndryshojnë dhe ne duhet të jemi gati”.

“Si lojtar është normale për të gjithë që të kenë ëndrra këto ndeshje. Ti duhet të përmirësohesh edhe kur luan në një skuadër ku është më i miri në botë. Ka momente që vijnë duhet të presësh, por ka gjithmonë vende për këto momente”, deklaroi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat