​Kosova U19 njeh kundërshtarët drejt Evropianit 2023

Futboll

​Kosova U19 njeh kundërshtarët drejt Evropianit 2023

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
​Kosova U19

Edhe Kombëtarja U19 i ka mësuar sot rivalët për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”.

“Dardanët” e kësaj gjenerate do të bëjnë pjesë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

Ndeshjet e këtij grupi pas konsultimeve ndërmjet federatave u vendos që të zhvillohen në Suedi, më 17/20/23 nëntor 2022.

Në bazë të rregullores së UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendet e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë nga 13 grupet e kësaj faze eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat