Rudiger edhe më afër transferimit te Real Madridi

Futboll

Rudiger edhe më afër transferimit te Real Madridi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Rudiger edhe më afër transferimit te Real Madridi

Real Madridi besohet se është klubi favorit për transferimin e Antonio Rudigerit.

Madje, sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Rudiger ka arritur marrëveshje në parim me ''Los Blancos''.

Reprezentuesi gjerman thuhet se ka informuar krerët e klubit të Chelseas për vendimin e tij.

Kontrata e 28-vjeçarit ''Blutë'' skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, që nënkupton se ai do të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

Juventus, Paris Saint-Germain e Bayern Munich, raportohet se janë klubet tjera të interesuara për Antonio Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat