Tuchel i interesuar për transferimin e Dembeles

Futboll

Tuchel i interesuar për transferimin e Dembeles

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Ousmane Dembele

Trajneri i Chelseas, Thomas Tucel është i interesuar për të transferuar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele në fundin e sezonit.

Francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me katalunasit dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Man United dhe Newcastle United gjithashtu janë të lidhur me shërbimet e lojtarit, por “Mundo Deportivo”, raporton se edhe “Blutë” i janë bashkuar garës.

Interesimi i Chelseas thuhet se është shkaku i trajnerit Thomas Tuchel, i cili ka punuar me Dembelen te Borussia Dortmund.

Tuchel vazhdon të këtë lidhje të mirë me lojtarin këmbëshpejtë dhe ndoshta do e bind të nënshkruajë parakontratë gjatë afatit dimëror.

Dembele ka pësuar lëndime të shpeshta që ndikuan të mos gjejë formën në “Camp Nou”, por vazhdon të vlerësohet lartë nga top klubet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat