Veterani i Realit merr vendimin për të ardhmen

Futboll

Veterani i Realit merr vendimin për të ardhmen

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:21
Veterani i Realit merr vendimin për të ardhmen

Muajt e mbetur deri në mbylljen e sezonit janë të fundit për mbrojtësin Marselo me fanellën e Realit të Madridit.

Mediat braziliane kanë bërë me dije se nuk do të ketë një rinovim të kontratës për të, ndaj ai ka marrë vendimin për t’u kthyer në Brazil dhe t’i bashkohet ish-ekipit të tij Fluminense.

Marselo është një nga veteranët e Realit, por aktivizimi i tij në këtë sezon ka qenë me pikatore ku ka luajtur 5 takime dhe 140 minuta gjithsej.

Ai mbetet një zgjedhje e dytë për trajnerin Ançeloti dhe në këto kushte ka menduar të rikthehet në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat