Pakënaqësi mes yjeve të Chelseas

Futboll

Pakënaqësi mes yjeve të Chelseas

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:28
Pakënaqësi mes yjeve të Chelseas

Vendimi i Chelsea për të mos zgjatur kontratën e Cesar Azpilicuetas , e cila përfundon në fund të sezonit, nuk i është përshtatur thelbit të fortë të dhomës së zhveshjes.

Siç sqaron Eurosport, shokët e skuadrës janë në mëdyshje dhe të pakënaqur me këtë vendim, duke qenë se spanjolli, i ardhur në Stamford Bridge në vitin 2012, është kapiten i Chelsea dhe një nga shtyllat. Jo vetëm kaq, por as Antonio Rüdiger, Thiago Silva dhe Andreas Christensen nuk kanë rinovuar dhe janë në të njëjtën situatë me Azpilicuetan, pra kontrata e tyre përfundon në qershor.

Mbrojtësi spanjoll tani mund të negociojë me klube të tjera dhe po flitet për interesimin e FC Barcelona dhe Atlético de Madrid, kështu që e ardhmja e tij larg Anglisë mund të vendoset së shpejti.

Azpilicueta , megjithatë, nuk është shqetësuar për çështjen e kontratës. 

“Nuk kam asnjë shqetësim. Është e vërtetë që kontrata ime përfundon në qershor, por fokusohem vetëm në atë që vijon, stërvitem dhe luaj sa më mirë. Gjithçka do të rregullohet vetë, nuk kam nevojë të them asgjë tjetër“, shpjegoi qendërmbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat