Lajm i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit! 

Futboll

Lajm i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit! 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Lajm i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit! 

Ndeshja mes Lyonit dhe Marseilles, u ndërpre (me 21 nëntor) në minutat e parë, pasi që një shikues me shishe e goditi në kokë futbollistin e Marseilles, Dimitri Payet.

Lyonit i merret një pikë dhe ndeshja e ndërprerë do të riluhet pa praninë shikuesve, kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i Ligës Profesionale të Futbollit francez.

Është një lajm i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit, pasi që tani ka një pikë me pak.

Payet, duke e kryer goditjen nga rivënia e këndit në minutën e pestë, ishte goditur nga një shishe me uji. 

Më pas lojtarët u larguan nga fusha dhe ndeshja u ndërpre.

Pas kësaj ndërhyri edhe ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, i cili paralajmëroi masa për të përmirësuar sigurinë në stadiume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat