Shumë klube tjera e duan sulmuesin

Futboll

Shumë klube tjera e duan sulmuesin

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:21
Shumë klube tjera e duan sulmuesin

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka zbuluar se ai do të flasë së shpejti me Erling Haaland dhe dëshiron të dijë nëse golashënuesi do të aktivizojë klauzolën prej 75 milionë eurosh që i lejon atij të largohet në merkaton e verës.

Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United, PSG e shumë klube tjera e duan sulmuesin e Dortmundit që mund ta marrin shumë lirë krahasuar me një vit më parë.

“Mendoj se do të flasim në javët e ardhshme. Ne nuk e kemi kontrollin e plotë të situatës. Ne varemi nga ajo që ai dëshiron. Gjithashtu nuk kemi presion për të negociuar sepse nuk kemi nevojë domosdoshmërisht të rinovojmë kontratën. Pyetja është: ‘A do ta aktivizojë klauzolën apo jo? Do të tentojmë mos të presim deri në mars ose prill për ta marrë vesh”, ka shpjeguar drejtori i Dortmundit në një prononcim për Amazon Prime.

Haaland është shndërruar tashmë në njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

Ai deri më tani këtë sezon numëron 15 gola në 12 paraqitje.

Në përgjithësi me Dortmundin, Haaland ka shënuar 74 gola në 72 paraqitje, pra dy gola më shumë se ndeshje – kjo tregon më së miri talentin që ai ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat