Ademi 71 minuta, Dinamo fiton në Londër

Futboll

Ademi 71 minuta, Dinamo fiton në Londër

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:57
Ademi 71 minuta, Dinamo fiton në Londër

Kapiteni Arijan Ademi u paraqit me sukses në radhët e Dinamos nga Zagrebi. 

Dinamo ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës angleze, West Ham, në takimin e luajtur në "Olympic " në Londër. 

Futbollisti Orsiç ka shënuar në minutën e 4-të, duke i dhuruar fitore Dinamos.

Ademi luajti me sukses duke u zëvendësuar në minutën e 71-të.

West Ham përfundon në vend të parë në Grupin H të Europa League, duke lënë pas Dinamon e Zagrebit me 10, Rapidin e Vjenës me 6 e Genk me 5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat