Mourinho: Dy golat e pësuar janë të papranueshëm

Futboll

Mourinho: Dy golat e pësuar janë të papranueshëm

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:37
Mourinho: Dy golat e pësuar janë të papranueshëm

Jose Mourinho pavarsisht fitores së Romës në Sofie ndaj CSKA-së vendase dhe sigurimit të vendit të parë në grup në Conference League, pozicion që i kualifikoi verdhekuqtë direkt në raundin e 1/8-ave, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe sidomos me dy golat e pësuar në pjesën e dytë.

“ Jam i lumtur sepse kemi fituar, por dy golat e pësuar janë të papranueshëm.

Nuk është e mundur që nga 3-0 të shkosh në 3-2. Fitorja është e vetmja gjë që më ka pëlqyer te skuadra ime sonte.

Nuk kemi mjaftueshëm lojtarë për të përballuar edhe ruandin e 1/16 duke luajtur dhe dy ndeshje të tjera kështu që jam i kënaqur për kalimin në 1/8. Ishim me fat”, deklaroi trajneri portugez i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat