Korona duket se ka lënë me pasoja lojtarin

Futboll

Korona duket se ka lënë me pasoja lojtarin

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Korona duket se ka lënë me pasoja lojtarin

Ylli i Bayernit, Joshua Kimich, nuk do të luajë më asnjë ndeshje në 2021 për skuadrën kampione. Këtë e bëri të ditur faqja zyrtare e klubit më të titulluar në Gjermani ditën e djeshme.

Mesfushori do të humbasë sfidën ndaj Maincit, Shtutgartit dhe Volfsburgut. Edhe pse kaloi COVID-in pa simptomat tipike dhe tashmë ka rezultuar negativ në testet e zhvilluara, lojtari duhet të pushojë. Kimish tha për “Bild” se arsyeja ishte kjo:

“Më vjen mirë që lashë karantinën dhe tani mund të fokusohem i qetë te stërvitja. Por, për fatin tim të keq, nuk mund të zbres në fushë pasi kam probleme me filtrimin e ajrit në mushkëri. Për këtë arsye nuk mund të bëj asnjë lloj stërvitje.

Do t’i nënshtrohem një programi të posaçëm për të arritur të kap formën time maksimale. Jam i sigurt që në janar do të mund të kthehem në fushën e lojës në muajin janar.

Mezi po pres”. Korona duket se ka lënë me pasoja lojtarin i cili duhet thënë që është i pavaksinuar duke shtuar kështu më shumë polemikat për të. Kujtojmë që përveç Kimishit, edhe Çupo-Moting nuk ka nisur ende stërvitjen edhe pse ka dalë nga karantina. Kamerunasi është gjithashtu i pavaksinuar.

Kimish mungon prej më shumë se një muaji me Bajernin, duke u bërë kështu një problem serioz për klubin. Në fillim Joshua hyri në karantinë për shkak se kishte pasur kontakte me Zylen i cili ishte infektuar, më pas hyri sërish në karantinë për shkak se kishte pasur kontakt tjetër me një të dyshuar për infektim dhe në fund u infektua vetë.

Çfarë është infiltrimi në mushkëri? Problemet që ka mushkëria për të filtruar ajarin, ndodhin kur në enët e gjakut në organ ka infektim duke mos lënë që procesi i filtrimit të kryet normalisht.

Një aktivitet fizik është i papërballueshëm nga trupi. Për këtë arsye Kimish nuk mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe si rrjedhojë nuk do të jetë për pjesën e mbetur të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat