Mourinho sërish mesazh drejtuesve të klubit

Futboll

Mourinho sërish mesazh drejtuesve të klubit

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 23:52
Jose Mourinho

Jose Mourinho pavarsisht fitores së Romës në Sofie ndaj CSKA-së vendase dhe sigurimit të vendit të parë në grup në Conference League, pozicion që i kualifikoi verdhekuqtë direkt në raundin e 1/8-ave, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe sidomos me dy golat e pësuar në pjesën e dytë.

“Jam i lumtur sepse kemi fituar, por dy golat e pësaur janë të papranueshëm.

Nuk është e mundur që nga 3-0 të shkosh në 3-2. Fitorja është e vetmja gjë që më ka pëlqyer te skuadra ime sonte”, tha Mourinho.

“Nuk kemi mjaftueshëm lojtarë për të përballuar edhe ruandin e 1/16 duke luajtur dhe dy ndeshje të tjera kështu që jam i kënaqur për kalimin në 1/8. Ishim me fat”, deklaroi trajneri portugez i Romës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat