Formacionet e mundshme: Udinese – Milan

Futboll

Formacionet e mundshme: Udinese – Milan

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Milani do ta vizitojë skuadrën e Udineses në duelin e xhiros së 17-të në Serie A. 

Milani është lider i tabelës pas 16 xhirove, duke kryesuar me 38 pikë, një më shumë sesa Interi dhe dy më shumë se Napoli.

Zlatan Ibrahimovic është i vetmi qendërsulmues i disponueshëm për Stefano Piolin për këtë ballafaqim, pasi Olivier Giroud ende nuk është rikuperuar, me të tjerët të lënduar si Davide Calabria, Simon Kjaer, Ante Rebic, Rafael Leao dhe Pietro Pellegri.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Pioli është i pakënaqur me paraqitjet e Franck Kessié, kështu që mesfushori do të startojë nga pankina.

Formacionet e mundshme: 

Udinese (3-4-3): Perez; Becao, De Maio, Nuytinck; Molina, Arslan, Walace, Udogie; Success, Beto, Deulofeu.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Bakayoko, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat