Trajneri i Southampton shpjegon largimin e Brojës

Futboll

Trajneri i Southampton shpjegon largimin e Brojës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:29
Trajneri i Southampton shpjegon largimin e Brojës

Armando Broja do të largohej nga fusha në minutën e 70 ndaj Arsenalit.

Ndeshja ishte praktikisht e mbyllur dhe trajneri Hasenhutl vendosi që ta hiqte sulmuesin shqiptar që po ndiente disa shqetësime.

Asgjë për t’u shqetësuar për të pasi disa javë më parë ka vuajtur nga problemet që e kanë lënë pak ditë jashtë fushave të blerta.

“Sot u ndal Armstrong, ndërsa Broja kishte një shqetësim të vogël dhe e zëvendësova për ta ruajtur. Është një moment i vështirë dhe duhet të fitojmë për të dalë nga situata”, u shpreh Hasenhutl që tregon se humbja erdhi nga pësimi i golave të shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat