Fillon derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit

Futboll

Fillon derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Ka filluar derbi i xhiros së 18 në Superligën e Kosovës mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Të dy skuadrat i ndajnë një pikë dhe një vend në tabelë, ku fitorja do t’ia siguronte njërës skuadër kreun e tabelës.

Momentalisht, pas 17 xhirosh Ballkani zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 33 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Gjilani që zë vendin e tretë në tabelë.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Ballkani (4-2-3-1): Frashëri; Kuc, Jashanica, Thaqi, Hoxha; Thaqi, Gashi; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Solomon

Gjilani (4-3-3): Koliqi; Sorsa, Prekazi, Useini, Hoxha; Dabiqaj, Aziz, Musolli; Hajdari, Progni, Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat