PSV-ja i merr kryesimin Ajaxit

Futboll

PSV-ja i merr kryesimin Ajaxit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 23:04
PSV-ja i merr kryesimin Ajaxit

Gara për kryesimin e renditjes në Eredivisie bëhet intriguese. Në përfundim të javës së 16-të të elitës së futbollit holandez ka rokadë në krye të klasifikimit.

Ajaxi i Amsterdamit, që pësoi një humbje të papritur në shtëpi 1-2 përballë Az Alkmaarit, u detyrua t’ia linte vendin PSV Endhovenit, që fitoi me përmbysje 1-2 në fushën e Nijmegen, ndërkohë që më herët, Feyenoordi i Roterdami kishte barazuar 1-1 më Groningenin.

Në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdam, Ajaxi pësoi dy gola gjatë pjesës së dytë kundër Az Alkmaarit (shënuan Pavlidis dhe Abhukhlal), ndërsa mes finalizimeve të miqve realizoi Haller.

Ndërkohë, më vonë, në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Nijmegen, vendësit shënuan që në minutën e 8-të me Mattson, por fraksionin e dytë Vertessen dhe Carlos Vinicius përmbysën rezultatin duke i dhënë fitoren dhe kryesimin PSV Eindhovenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat