Manaj: Ndihem keq që u anulua goli im

Futboll

Manaj: Ndihem keq që u anulua goli im

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:40
Manaj: Ndihem keq që u anulua goli im

Roma regjistroi fitoren e dytë radhazi, pas asaj të Conference League, duke mposhtur 2-0 Spezian e Rey Manaj. Vetëm 6 minuta nga starti i takimit Smalling gjen golin pas një gabimi në mbrojtje. Në minuën e 56-të, një tjetër mbrojtës, Ibane shënon golin e dytë dhe të fundit të takimit.

Rey Manaj shënoi një gol në minutën e 62-të, por që u anullua më pas nga teknologjia VAR. Në përfundim të ndeshjes Manaj u shpreh mjaft i shqetësuar për rezultatin, duke deklaruar se skuadra e tij nuk duhet të kishte dalë pa pikë nga Roma.

“Shumë keq që goli im u anulua për pozicion jashtë loje. Trajneri po më ndihmon shumë. N

a qortoi, të gjithë ishim të zhgënjyer. Tani duhet të punojmë në heshtje dhe të përpiqemi të shënojmë kundër Empolit që të dielën e ardhshme”- u shpreh Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat