Mbrojtësi gjerman është duke e kaluar vitin e fundit me Chelsean

Futboll

Mbrojtësi gjerman është duke e kaluar vitin e fundit me Chelsean

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
Mbrojtësi gjerman është duke e kaluar vitin e fundit me Chelsean

“Los Blancos” mund ta marrin mbrojtësin kualitativ të Chelseat si lojtar të lirë gjatë verës së ardhshme nëse s’e vazhdon kontratën me “Blues”

Antionio Rudiger ka përfunduar në radar të Real Madridit.

Mbrojtësi gjerman është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

28 vjeçari e do klubin anglez dhe trajnerin Thomas Tuchel.

Por, ai nuk është pajtuar me propozimin e parë të “Blues” për vazhdimin e kontratës.

E nga kjo situatë po mundohet të përfitojnë “Los Blancos”.

“Mbretërit e Spanjës” po planifikojnë t’ia bëjnë lojtarit një ofertë të majme, për ta bindur atë që të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

Rudiger është sot njëri prej mbrojtësve më në formë në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat