Vështirësitë që po kalon Lazio?

Futboll

Vështirësitë që po kalon Lazio?

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:05
Hysaj

Lazio ka zhvilluar darkën e Krishtlindjes, në të cilën i pranishëm ka qenë edhe Elseid Hysaj. Ky i fundit ka folur për mikrofonin e “Lazio Style Channel“, ku ka treguar si ka shkuar mbrëmja.

Mbrojtësi shkodran jep mendimin e tij për presidentin Lotito, që sipas tij është energjik dhe e motivon së tepërmi skuadrën.

“Presidentin e prisja aq të ngarkuar. Që para se të vija e dija se kush ishte dhe si ishte i gatuar.

E di që është ai që e motivon shumë skuadrën dhe shpresoj të vazhdojë të jetë plot energji deri në fund të sezonit.

Vështirësitë që po kalon Lazio? Sigurisht që të jep motivim edhe pse e di që secili prej nesh dëshiron të dalë nga kjo situatë sa më shpejt që të jetë e mundur për të shkuar ta shijojmë me tifozët dhe qytetin tonë dhe të ngrihet sa më lart”, ka thënë Elseid Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat