Shqiptari lartësohet në Angli

Futboll

Shqiptari lartësohet në Angli

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:12
Shqiptari lartësohet në Angli

Armando Broja po kthehet gjithnjë e më shumë në një personazh të njohur në futbollin britanik, ku po lë shenjë me lojën dhe golat e tij duke veshur fanellën e Sauthempton.

Ai po shënon me rregullsi të admirueshme dhe nuk është rastësi që ka marrë shumë komplimente, më të fundit nga kapiteni i skuadrës së tij, Xhejms Uard-Prous, pas barazimit me Kristal Palas ku sulmuesi shqiptar shënoi një gol fantastik.

Edhe vetë Prous realizoi me një goditje dënimi të shkëlqyer, nga një faull i fituar po nga Broja dhe kishte elozhe për sulmuesin e ri.

“Mendoj se në fillim ai pati një start të ngadaltë, por javë pas jave ai është rritur si lojtarë ashtu dhe si person.

Është shumë i sigurt në atë që bën dhe kjo është e mrekullueshme. Ai ka një fizik të fortë, vrapon shumë, mban topin, ka një teknikë shumë të mirë dhe gjithmonë përpiqet të arrijë synimin e tij. Ai është ende i ri dhe ne kemi disa të rinj që ishin në formacion sonte dhe kjo është diçka fantastike për ekipin.”, tha Uard Prus në mbyllje të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat