Maqedonia e Veriut mëson orarin e garave në Ligën e Kombeve

Futboll

Maqedonia e Veriut mëson orarin e garave në Ligën e Kombeve

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Maqedonia e Veriut mëson orarin e garave në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ditë më pare, mësoi kundërshtaret për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, Maqedonia do të jetë në grupin e 4 -të të Ligës C, së bashku me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin, ndërsa sot mësoi edhe orarin e garave.

Sfidën e parë, Maqedonia do të zhvillojë në terrenin e Bullgarisë, më 2 qershor, ndërsa 3 ditë më vonë Maqedonia sërisht do të jetë në transfertë përball Gjibraltarit. Ndërkohë më 9 qershor dhe 12, do të zhvillojë sfidat e para në terrenin vendas, kundër Gjeorgjisë, respektivisht Gibraltarit.

Në ciklin e muajit shtator, Maqedonia më 23 shtator, në transfertë, takohet me Gjeorgjinë, ndërsa 3 ditë më vonë, në Shkup, sfidon Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat