Akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion

Futboll

Akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion

Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po kalojnë aspak një periudhë të qetë, madje kjo ka bërë që edhe sulmuesi të humbasë disi nga shkëlqimi i tij në fushë.

Fillimisht ishte çështja e tradhtisë nga ana e Icardit, e cila mori një bujë të madhe duke u diskutuar kudo ndërsa më pas erdhi falja nga ana e Narës.

Por, për t’i siguruar sërish qendrën e vëmendjes çfitit, edhe pse jo në një aspekt pozitiv, kanë menduar nga Argjentina aty ku Icardi dhe Nara do t’iu duhet të përballen me akuzën e pastrimit të parave.

Shoqëria e krijuar nga çifti ‘World Marketing Football SRL’, gjendet tashmë nën akuzat për pastrimin e parave, dhunimit insitucional dhe korrupsionit të strukturuar.

Autori i këtij denoncimi është Fernando Miguez, kryesues i Fondacionit për Paqen dhe Ndryshimet Klimaterike në Argjentinë. Një telash më vete tashmë për dyshen Icardi-Nara teksa duhet të bindin drejtësinë se shoqëria e tyre funksionon në zbatim të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat