Neuer reagon pas fitores ndaj Wolfsburg

Futboll

Neuer reagon pas fitores ndaj Wolfsburg

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:30
Manuel Neuer

Bayern Munich e ka mbyllur me fitore vitin kalendarik 2021.

Manuel Neuer ka dhënë komentet e tij pas fitores 4:0 të Bayern Munich ndaj Wolfsburg.

Portieri gjerman ka konsideruar se me fitoren e mbrëmshme, Bayerni bëri një mbyllje perfekte të këtij viti kalendarik.

“Ishte fund perfekt i vitit. Ne arritëm të mbajmë portën e paprekur dhe dominuam ndeshjen. Për këtë duhet të jemi krenarë me veten”, ka thënë Neuer.

“Por, në pjesën e dytë ne kishim shanse të shënonim, edhe pse humbëm disa”, shtoi ai.

Bayerni mbyll vitin kalendarik si skuadër lidere në Bundesliga, duke dominuar nën urdhrat e Julian Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat