Premier Liga e konfirmon, ndeshjet e mbetura do të zhvillohen

Futboll

Premier Liga e konfirmon, ndeshjet e mbetura do të zhvillohen

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Sot një tjetër ndeshje e Premier Ligës angleze është pezulluar, pasi që ka pasur rritje të rasteve me Covid-19.

Në këtë vikend veçse ishin anuluar pesë ndeshje te të cilat ka pasur rritje të rasteve, dhe sot u konfirmua që ndeshja mes Aston Villas dhe Burnleyt gjithashtu është pezulluar.

Takimi mes Aston Villas dhe Burnleyt tani iu bashkohet ndeshjeve të tjera si ajo mes Manchester United e Brighton, Southampton e Brentford, Watford e Crystal Palace dhe West Ham e Norwich City që nuk do të zhvillohen këtë vikend.

Po ashtu, ndeshja e nesërme mes Everton dhe Leicester është pezulluar, pasi që te skuadra e “Dhelprave” kishte shpërthyer Covid-19.

Por Premier Liga angleze nuk ka hezituar që ta konfirmojë se katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 18 do të zhvillohen sipas plan-programit të paraparë.

“Katër ndeshjet e mbetura të Premier Ligës angleze të cilat janë në program për tu zhvilluar në këtë vikend, do të zhvillohen në bazë të plan-programit. Bordi i kontrollon aplikacionet për ta pezulluar një ndeshje, një nga një, duke u bazuar në rregullat aktuale dhe udhërrëfyesin e pezullimit për shkak të Covid-19 që të gjithë skuadrat e kanë”, shkruante në komunikatën e Premier Ligës angleze.

Të parapara që të zhvillohen sot dhe nesër janë ndeshjet mes Leeds United e Arsenal, Newcastle United e Manchester City, Wolverhampton e Chelsea dhe Tottenham e Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat