Interi, rekord golash në një vit kalendarik

Futboll

Interi, rekord golash në një vit kalendarik

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Interi, rekord golash në një vit kalendarik

Skuadra e Interit vendosi në rekord të ri në futbollin Italian, pasi që bëhet skuadra e katërt në Seria A, që shënon 100 gola në një vit kalendarik dhe është skuadra e parë nga viti 1950, që arrin këtë moment historik.

Skuadra nga Milano, në pjesën e parë, kundër Salernitanës regjistroi dy gola, me të cilët arriti kuotën e 100 golave. Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe 3 gola të tjerë, në fitoren e pastërt me 5-0.

Ndërkohë rekordin e Interit mund të arrijë edhe Atalanta, e cila duhet të zhvillojë edhe 2 ndeshje, ndërsa aktualisht numëron 99 gola.

Kujtojmë se Milani e arriti dy here këtë rekord, me 105 gola në vitin 1949 dhe 120 gola në vitin 1950, ndërsa Torino shënoi 111 në vitin 1947 dhe 114 në vitin 1948. Skuadra e Juventusit, vetëm një here shënoi 100 gola në një vit kalendarik, edhe atë në vitin 1933.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat