Mbrojtësi i Shqipërisë po rritet

Futboll

Mbrojtësi i Shqipërisë po rritet

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Mbrojtësi i Shqipërisë po rritet

Enea Mihaj po kalon një formë shumë të mirë tek skuadra e Superligës greke, PAOK. Në 5 ndeshjet e fundit, me Mihajn në fushë PAOK nuk ka regjistruar asnjë humbje.

Në ndeshjen Ionikos-PAOK kur Mihaj nuk ishte prezent, skuadra e tij humbi me rezultatin 3-2.

Mihaj rikthehet fuqishëm pas një dëmtimi që e detyroi të qëndronte për një kohë të gjatë larg fushave.

Talenti i mbrojtësit shqiptar ka shumë potencial, të cilin e tregoi tek skuadra e Panetiloks, ku ishte lider kryesor dhe e detyroi PAOK të besonte në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat