Refuzoi 85 milionë euro nga Chelsea

Futboll

Refuzoi 85 milionë euro nga Chelsea

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:43
Refuzoi 85 milionë euro nga Chelsea

PSG nuk shet futbollistë për të fituar para. Përkundrazi, shpenzon shumë marramendëse për të blerë më të mirët në botë. Ne verë refuzoi një ofertë prej 180 milionë eurosh nga Reali i Madridit për Mbappenë, edhe pse e kishte të qartë se ne verë sulmuesi francez largohet me parametër zero, sigurisht nëse përpjekjet e fundit për ta bindur që të rinovojë kontratën rezultojnë të kota.

Një shumë të konsiderueshme drejtuesit e klubit pariezien refuzuan edhe për kartonin e brazilianit Marquinhos. Plot 85 milionë euro ofroi Chelsea për 27-vjeçarin, por përgjigjja e drejtorit sportiv të parizienëve ishte e prerë: qendërmbrojtësi nuk është në shitje.   

Blerja e Marquionhos ishte kërkesë ekskluzive e trajnerit gjerman të bluve të Londrës, Tomas Thuchel, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij për rreth dy sezone e gjysmë pikërisht te skuadra e kryeqytetit të Francës.

Maquinhos konsiderohej futbollisti ideal për të përforcuar skuadrën londineze. Megjithatë, si kapiteni i parizienëve ashtu edhe Leonardo nuk ishin gati të pranonin ofertën e “bluve”. Në fakt, PSG aktualisht është duke negociuar zgjatjen e kontratës së Marquinhos, me aktualen që përfundon në vitin 2024.

Objektivi i Tuchel, sipas L’Équipe, ishte të formonte një treshe mbrojtje me Marquinhos, Thiago Silvas dhe Rüdiger. Ajo ëndërr mbeti në sirtar, sepse, si zakonisht, në Paris, Leonardo nuk dëshiron t’ia dijë për ofertat. Rinovimi i Marquinhos me PSG-në pritet të zyrtarizohet më fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat