Valon Etemi, sërish gol për Istanbulsporin

Futboll

Valon Etemi, sërish gol për Istanbulsporin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:59
Valon Etemi, sërish gol për Istanbulsporin

Valon Etemi gjen sërish golin kë Ligën e parë turke, pasi ka shënuar në minutën e 73-të, duke i hapur udhë fitores 2:1 të Istanbulsporit në sfidën përballë Samsunsporit.

Ish fantazisti i Kukësit zhbllokoi sfidën me një goditje spektakolare në minutën e 73-të, duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Ndërsa më pas Samsunspori riktheu baraspeshën, por vetëm për pak minuta, pasi Kabasakai shënoi golin e fitores për Istanbulsporin.

Ky është goli i tretë sezonal për Et’hemin, që gjithashtu ka dhënë edhe 7 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat